“Champions League nuk është objektivi kryesor”, Guardiola: Qëllimi ynë është të luajmë mirë në çdo ndeshje

schedule09:38 - 9 Maj, 2023

schedule 09:38 - 9 Maj, 2023

Prej 7 sezonesh tashmë në krye të “qytetarëve” të Manchester City, tekniku spanjoll, Pep Guardiola, sezon pas sezon është në “ndjekje” të trofeut më prestigjioz për klube në Evropë, atë të UEFA Champions League.

Mirëpo, në konferencën për shtyp të zhvilluar në prag të ndeshjes së parë gjysmë-finale të këtij kompeticioni, ndaj Real Madrid, Guardiola ka shpjeguar se për të qëllimi kryesor i sezonit nuk është fitimi i Champions League, por performanca në nivel të lartë në mënyrë të vazhdueshme.

“Qëllimi ynë është të performojmë në mënyrë të vazhdueshme, t’i afrohemi sa më shumë që të jetë e mundur fitimit të trofeut dhe në fund do t’ia dalim. Nëse përgatiteni për sezonin vetëm me Champions në mendje, atëherë, pasi keni pësuar një humbje në të, nuk do të mbeteni pa asgjë, sepse Real Madrid pothuajse gjithmonë e fiton këtë turne .

Do të doja që të luanim dy ndeshje të njëjta si në gjysmë-finalen e fundit. Por nuk mendoj se është e mundur. Në Manchester patëm një ndeshje të jashtëzakonshme, në ndeshjen e kthimit gjithashtu ishim shumë të mirë, por kjo nuk mjaftoi. Dhe tani do të përpiqemi të arrijmë sërish objektivin tonë”,- tha tekniku i Manchester City. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!