Konjufca: Kosova s’ka çfarë kërkon në dialog nëse për Asociacionin nuk respektohet Kushtetuta

schedule15:13 - 8 Maj, 2023

schedule 15:13 - 8 Maj, 2023

ryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se statuti i Asociacionit duhet të jetë brenda kornizës së Kushtetutës së Kosovës.

Konjufca u shpreh se nëse bashkësia ndërkombëtare si pikënisje të Asociacionit nuk e sheh Kushtetutën e Kosovës, atëherë Kosova nuk ka se çfarë kërkon në dialog.

Pas takimit me homologun e tij austriak, Konjufca në konferencë për media tha se Serbia po e shkel marrëveshjen të arritur në Bruksel dhe Ohër, derisa edhe po kërkon edhe republikë serbe në Kosovë.

Ndërkaq, kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, shprehu mbështetjen për rrugën evropiane të Kosovës.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ai nënmvizoi se marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme dhe se dy palët duhet ta zbatojnë atë.