Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi për hir të Barçës është gati të pranojë një ulje të trefishtë të pagës

schedule21:47 - 4 Maj, 2023

schedule 21:47 - 4 Maj, 2023

Lionel Messi dëshiron të kalojë te Barcelona.

Sipas RMC Sport, një rikthim në klubin katalanas është një opsion prioritar për 35-vjeçarin. Ai do të largohet nga PSG si transferim i lirë në fund të sezonit.

Për hir të transferimit te Barça, Messi është gati të pajtohet me një ulje rroge deri në tre herë, pra 10 milionë euro në vit.

Ish-sulmuesi i Argjentinës Sergio Aguero luan një rol të rëndësishëm në transferimin e mundshëm. Ai po mundohet të kontribuojë në rikthimin e Messit.

Drejtuesit e Barcelonës janë të bindur se do të arrijnë ta realizojnë transferimin e Messit, pavarësisht vështirësive financiare. Drejtuesit e klubit duan të ndërtojnë një ekip në të cilin argjentinasi do të luajë një rol kyç.

Nëse Barcelona nuk arrin të bindë La Ligën se klubi është financiarisht i qëndrueshëm, Al-Hilal dhe Inter Miami do të konkurrojnë për transferimin e sulmuesit.

Messi ka bërë 28 paraqitje këtë sezon në Ligue 1, duke shënuar 15 gola dhe 15 asistime. /G.D abcnews.al/

Burmi: RMC Sport

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!