PRIZREN- Një person i paidentifikuar ka tentuar të grabisë me armë një filial banke në qytetin e Prizrenit.
Pasi ka hyrë në ambientet e bankës, grabitësi ka kërcënuar me armë punonjësin e sigurisë dhe më pas është konfrontuar fizikisht me të.
Nga përplasja fizike ka marrë lëndime punonjësi i sigurimit.
Pas kësaj autori i dyshuar është larguar nga filiali i bankës pa mundur të realizojë objektivin. Policia e Kosovës ka identifikuar autorin, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave./n.m.abcnews.al