Policia e Tarantos ka arrestuar ditën e sotme dy shqiptarë, përkatësisht 21 dhe 24 vjeç, për veprën penale të “posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike” si dhe sekuestroi 6 kg heroinë.
Arrestimi i dy shqiptarëve u bë i mundur, pasi gjatë kontrolleve rutinë që policia kryente në zonën e Tamburit, kishte vënë re dy autovetura të tipit Ford Mondeo dhe Peugeot 206, të cilat kryenin gara me shpejtësi të lartë.
Duke u gjendur në një situatë të tillë, agjentët kishin vendosur të kontrollonin këto makina. 2 shqiptarët pasi kishin vënë re patrullen e policisë, kishin tentuar të fshihnin drogën por policia kishte arritur të gjente heroinën e fshehur në automjetet e tyre.
Në autoveturat e shqiptarëve, u sekuestruan në cilësinë e veprës penale edhe 895 euro.
Të dy shqiptarët u arrestuan ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur./abcnews.al