Mbrëmjen e djeshme, Arsenal fitoi me shifrat 3-1 kundër Chelsea. Tifozët e Arsenalit, edhe pse të lumtur për fitoren e rëndësishme, kanë reaguar ashpër me komente për një mbështetës të ekipi të tyre.
Gjatë ndeshjes, një nga tribuna e tifozëve të “topçinjve”, drejtoi për një segment kohor lazerin jeshil në sytë dhe fytyrën e lojtarit të talentuar, Mudryk. Kjo mendohet të jetë bërë pasi Mudryk nuk u transferua te Arsenal në merkaton e janarit, por në momentin e fundit ai zgjodhi Chelsea.
Arsenali deklaroi se ky veprim duhej dënuar dhe gjithashtu bëri të qartë se policia ka kryer arrestimin e personit të dyshuar.
“Është bërë një arrestim pas përdorimit të lazerit gjatë ndeshjes së mbrëmshme. Kjo sjellje është e rrezikshme dhe totalisht e papranueshme dhe ne do të mbështesim plotësisht policinë për hetimet e saj. Ne padyshim që do të ndërmarrim veprimet më të forta të mundshme”, thuhej në njoftimin e klubit.
Më pas, një deklaratë e policisë pasoi duke konfirmuar: “Një 21-vjeçar u arrestua në stadiumin “Emirates” gjatë ndeshjes Arsenal-Chelsea më 2 maj, i dyshuar për një shkelje të rendit publik. Ai është dërguar në paraburgim”.
Lazeri në fjalë është në formën e një stilolapsi, drita e së cilit m,und të shtrihet në distanca tepër të gjata dhe është shumë i dëmshëm dhe i fuqishëm nëse drejtohet nga sytë, aq sa mund të të verbojë./ h.ll/abcnews.al