Vrasje me armë zjarri në Shkodër, identifikohet viktima

schedule12:34 - 2 Maj, 2023

schedule 12:34 - 2 Maj, 2023

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

Si pasojë, raportohet se ka ndërruar jetë shtetasi, Petrit Vuksani, rreth 48 -vjeç.

Ngjarja e ka ndodhur në lagjen “Tom Kola”, pranë  varrezave katolike. Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se autori e ka vrarë në shtëpinë e tij viktimën.

Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit“, thuhet në njoftimin e policisë..r.t/abcnews.al