Në rrugët rurale të Fierit barrierat mbrojtëse janë shkatërruar ose vjedhur. Kjo ka bërë që këto segmente të jenë tepër të rrezikeshme për udhetarët pasi në të shumtën e rasteve në anët e tyre ka kanale.
Mund të mos bjerë në sy për shkak të asfaltit të ri, por ky segment rrugor është i rrezikshëm.
Vjedhja e barrierave metalike po e kthen investimin në telash për frekuentuesit e kësaj rruge. Ajo lidh disa fshatra të zonës bregetare të Semanit me njëri-tjetrin.
Barrierrat anësore po zhduken nën hundën e policisë dhe përpara syve të banorëve. Këtyre të fundit u mbetet vetëm të kenë kujdes, por nuk e kursejnë ironinë.
Duke qenë rrugë rurale nuk pretendohet të ketë ndriçim. Të dy anët e këtij segmenti shoqërohen me kanale të gjerë pjesë e sistemit kullues të zonës. Asfaltimi lejon udhëtimin me shpejtësi, por kjo i bën udhëtarët të pambrojtur në raste aksidentesh.
Ky segment prej 5 km është pjesë e rrugës Fier-Hamil-Seman, gjithsej 16 km. Ai frekuentohet kryesisht nga banorët e zonës, por edhe nga udhëtarë që duan të shmangin rrugën kresore të rrënuar Fier-Seman. Investimi u krye nga TAP, si kontribut i projektit të gazësjellësit për komunitetin. Bashkë me asfaltimin u realizua sinjalistika dhe barrierat e sigurisë, por këto të fundit po vidhen dhe nuk dihet se ku përfundojnë. Policia është njoftuar nga vetë investitori për situatën, por nuk ka nisur asnjë hetim për gjetur autorët./abcnews.al