Ferizaj/ Sulmoi dy efektivët e policisë dhe dëmtoi derën e komisariatit të policisë, arrestohet autori

schedule10:46 - 1 Maj, 2023

schedule 10:46 - 1 Maj, 2023

 

Një shtetas në Ferizaj është vënë në prangat e policisë pasi nuk ka zbatuar urdhrin e policisë, duke refuzuar vendosjen e prangave.

Autori është përplasur fizikisht me dy efektivët e policisë, dhe po ashtu ka dëmtuar derën e komisariatit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa një prej efektivëve është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në burg, ndërsa vazhdojnë hetimet për rastin.r.t/abcnews.al