Presidenti i La Ligës spanjolle, Javier Tebas ka komentuar edhe një herë rikthimin e mundshëm të Lionel Messit te Barcelona.
“Nëse Messi kthehet në La Liga, ai do të pritet me krahë hapur. Në fund të fundit, të gjithë spanjollët dhe të gjithë tifozët e futbollit spanjoll duan që lojtarët më të mirë të luajnë në ligën tonë. Leo Messi është unik në futbollin botëror dhe gjithmonë do t’i uroj më të mirat”, citon fjalët e Tebas portali Goal.
Kontrata aktuale e Lionel Messit me PSG-në është deri në fund të sezonit 2022/2023. Më herët ishte raportuar se Barcelona do të kishte nevojë për miratimin e La Ligës përpara se t’i ofronte Messit një kontratë të re. /G.D abcnews.al/