Ish-mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ishte shumë afër kalimit te Real Madridi në vitin 2021.
Në një intervistë të fundit për edicionin italian të Tuttosport, lojtari i Los Anxhelosit shpjegoi pse nuk donte të bëhej lojtar i klubit madrilen:
“Unë kam qenë vërtet afër Real Madridit vetëm një herë në karrierën time. Davide Lippi, agjenti im, e di më mirë se unë, sepse këto gjëra nuk më interesuan shumë. Unë kam qenë gjithmonë një person i përqendruar në lojë, por në atë kohë ishim shumë afër kalimit tim te Real Madrid. Duke parë pas, mund të them se do të kishte qenë një përvojë e mirë, sepse jam një person që më pëlqen shumë të udhëtojë.
Megjithatë, mendoj se nuk jam lojtar i përshtatshëm për futbollin spanjoll. Me mua do të ishte njësoj si me Cannavaron dhe Samuelin, që shkuan të luanin në Spanjë dhe qëndruan atje për 2-3 vjet. Interesimi i Real Madridit ishte një nder, por mund të them se jam shumë i kënaqur me mënyrën se si kanë shkuar gjërat. Mundësia për të shkruar historinë e një klubi si Juventusi nuk është për të gjithë”.
Është e vështirë të thuhet nëse Real Madridi dhe vetë Chiellini do të kishin fituar apo humbur nga ky transferim, tani nuk do ta dimë kurrë. Megjithatë, Giorgio definitivisht humbi një mundësi të madhe për të fituar trofeun e tij të parë të Ligës së Kampionëve. /G.D abcnews.al/