Manchester United “blindon” argjentinasin, Garancho rinovon kontratën për 5 vite

schedule15:40 - 28 Prill, 2023

schedule 15:40 - 28 Prill, 2023

Tashmë është zyrtare, Alejandro Garnacho ka rinovuar kontratën me Manchester United.

“Djajtë e Kuq” “blindojnë” një nga xhevahirët e klubit, duke i dhënë mbi tavolinë një kontratë të gjatë deri më 30 qershor 2028.

Sulmuesi argjentinas nuk e ka refuzuar këtë kontratë dhe e ka firmosur me të gjithë vullnetin e tij. Pasi hodhi firmën, djaloshi i talentuar u shpreh shumë i lumtur për këtë zgjedhje.

“Ky është një klub i jashtëzakonshëm. E kam ëndërruar gjithmonë të luaj në “Old Trafford”. Jam shumë krenar dhe i emocionuar”, është shprehur talenti i Manchester United.

Sulmuesi 18-vjeçar është aktivizuar këtë sezon me skuadrën angleze në 32 ndeshje, ku ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 6 të tillë./h.ll/abcnews.al