Foltorja, komisionerë “diversantë”/ PD nuk plotëson dot numrin, “infiltrohen” berishistët

schedule15:11 - 28 Prill, 2023

schedule 15:11 - 28 Prill, 2023

Duhet ta kishte mbyllur përpara 4 ditësh, por nuk ja ka dalë. Partia Demokratike nuk e ka mbuluar dot të gjithë vendin me komisionerë.

Sipas të dhënave zyrtare që ABC mori pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 4 bashki, Alibeaj nuk ka dorëzuar fare asnjë emër.

“Në 4 bashki nuk kemi propozuar listë për këshill bashkiak. Si rrjedhojë edhe zgjedhjet do organizohen nga subjektet që janë pjesë e asaj gare elektorale”

Në 11 bashki të tjera PD ka lënë pjesërisht bosh vendet e komisionerëve, dhe këto janë kryesisht zona ku ka kandidatë edhe Alibeaj edhe Berisha.

“Ata nuk po arrijnë dot të sigurojnë personat e duhur, për të futur si pjestarë të partisë së tyre nëpër qendrat e votimit si komisionerë”

“Është një pretendim i ngritur që kur nisi ky proces dhe gjithmonë ka rezultuar I pavërtetë”

“Ne e dimë fare mirë që i kalojnë PL të gjithë komisionerët që nuk mund të propozohen nga PD.”

“Kjo është lufta që ngre PL, kërkon të përfitojë gjithmonë nga subjekte të tjera, por PD nuk e lejon.”

Ajo që vihet re, është se zonat ku përballë Edi Ramës është vetëm Koalicioni Bashkë Fitojmë, ky problem nuk ekziston.

“Kjo është një procedurë që ndiqet nga degët përkatëse dhe normalisht janë degët ato që cojnë të gjithë komisionerët për qëndrat e votimit.”

Dhe kur vjen puna tek baza e demokratëve, aleancat nuk mungojnë pavarësisht konfliktit në qendër.

Sic pohojnë burime për ABC News, PD-ja zyrtare, aty ku nuk ka kandidatë vetë, ka futur si komisionerë propozime që i kanë ardhur nga kandidatët e Foltores.

Në mbarë vendin, PD duhet të ketë 12 500 komisionerë në qendrat e votimit, të cilët aktualisht nuk janë regjistruar në KQZ. Procesi duhet të ishte mbyllur në 24 prill, por prej vështirësive të Alibeaj, afati u shty deri mesnatën e kësaj të premteje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!