Dy shqiptarë të akuzuar për shpërndarje droge janë vënë në prangat e policisë italiane. Mediat vendase shkruajnë se gjatë kontrollit në terren për parandalimin e trafikut të paligjshëm të drogës në komunën Impruneta , janë arrestuar dy shqiptarët ku u është gjetur dhe sekuestruar 1.6 kilogramë kokainë, një pistoletë e kalibrit 8 si dhe 25 mijë euro cash.
Sipas policisë italiane thuhet se gjatë ndjekjes të arrestuarit kishin marrë një drejtim të çuditshëm duke u bërë dhe më dyshues për uniformat blu.
Droga është zbuluar nga qeni i atidrogës duke konfirmuar të gjithë dyshimet e mëparshme.
Shqiptarët në shtëpinë e tyre kishin kokainë, me një peshë totale rreth 1.6 kg, të fshehura me zgjuarsi brenda jastëkëve të divanit, si dhe 25 mijë euro cash të mbështjellë në çarçafët./abcnews.al