Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu akuzoi të enjten Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme, duke vënë në dukje zgjedhjet këtë fundjavë në rajonin e Gagauzisë, ku ajo tha se shumë nga ata që kandidonin ishin agjentë rusë.
Moldavia ndaloi një delegacion rajonal rus këtë javë që të shkonte në rajonin gjysmë automon pro-rus të Gagauzisë, i cili do të zgjedhë kreun e qeverisë së saj të dielën, shkruan Reuters.
Delegacioni u kryesua nga Rustam Minnikhanov, guvernator i rajonit të Tatarstanit të Rusisë, i cili tha se ishte për të ardhur keq që i ishte refuzuar hyrja në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau.
“Ne shohim ndërhyrje të hapur, ai u drejtua për në Gagauzia për të mbështetur një nga kandidatët në zgjedhje,” tha Sandu.
“Fatkeqësisht, shumë prej kandidatëve atje janë agjentë të Rusisë, dhe jo politikanë që duan të punojnë për të mirën e popullit gagauz”, shtoi ajo./abcnews.al