Kate Middleton rrallë zbulon informacione për jetën e fëmijëve të saj, për të cilat dimë shumë pak, pasi prindërit e tyre duan të kufizojnë publicitetin e tyre. Megjithatë, Princesha e Uellsit nuk ka ngurruar të ndajë me bashkëbiseduesit e saj pak ditë më parë se cili është filmi i preferuar i Princeshës Charlotte.
Duke bërë një vizitë në qendrën The Baby Bank në Windsor, Middleton pati mundësinë të paloste bluza dhe veshje për fëmijë të destinuara për fëmijët dhe foshnjat që kishin nevojë për to.
Duke parë një mal me kuti të mëdha të dhuruara nga Mattel, duke përfshirë lodra me Buzz Lightyear, Princesha e Uellsit pranoi se vajza e saj është një fanse e madhe e filmit “Toy Story”.
Dhe ndërsa të dy filmat mund të kenë pasur premierë përkatësisht në 1995 dhe 1999, ndërsa filmi i tretë u publikua 11 vjet më parë, të paktën familja 5 anëtarëshe pati mundësinë të shikonte filmin e katërt në kinema që kur u shfaq premierë në 2019.
Vizita solo e Kate Middleton pasoi paraqitjen e përbashkët të çiftit në Birmingham pas pushimit të Pashkëve, të cilën ata e kaluan me fëmijët e tyre pas mbylljes së shkollës. Së fundmi, Pallati publikoi dy portrete të reja të Princit Louis, i cili pak ditë më parë mbushi 5 vjeç. Familja 5 anëtarëshe u shfaq për herë të parë në shërbesën e Pashkëve, pasi deri më tani ose prindërit merrnin pjesë vetëm, ose preferonin të merrnin me vete Gjergjin më të madh, i cili e kuptonte rëndësinë e ceremonisë./abcnews.al