Zgjedhjet në veri/ Eksperti rendit arsyet: Ja pse u mungon legjitimiteti

schedule16:29 - 26 Prill, 2023

schedule 16:29 - 26 Prill, 2023

MITROVICË- Më 23 prill u mbajtën zgjedhjet vendore në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, por ajo që bëri bujë ishte bojkotimi masiv nga ana e serbëve.

Por, sa legjitim mund të konsiderohet ky proces kur nga rreth 45 mijë votues që kanë katër komunat atje, rreth 43 mijë prej tyre i bojkotuan ato?

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha për “Ballkan Update” në ABC News se dhe pse zgjedhjet u mbajtën sipas rregullave kushtetuese, atyre u mungon legjitimiteti në aspektin e përfaqësimit, duke parë numrin e lartë të bojkotuesve.

“Në këto zgjedhje kundër kandidatë, potencialisht mund të mos ketë ankesë. Katër kryetarë shqiptarë që do udhëheqin në këto komuna. Mbetet të shihet nëse zyrat  komunave kur të shkojnë të bëjnë betimin, nëse do ketë rezistencë të qytetarëve serbë. Këto zgjedhje janë mbajtur në pajtim me ligjin, por këtyre zgjedhjeve u mungon legjitimiteti pasi nga 45 mijë votues, mbi një mijë kanë votuar. Janë rreth 43  mijë qytetarë serbë, të cilët i kanë bojkotuar ato”, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!