Bayern Munich është në një periudhë ku është duke menduar të transferojë në merkaton e verës një sulmues qendror.
Që pas ikjes së Lewandowski, Bayern ka luajtur me Choupo Moting në krye dhe javët e fundit ka pasur vështirësi ekipi të shënojë gola. Një nga emrat e parë në listë është Kane, por anglezi ka një kosto të lartë dhe nuk bind shumë drejtuesit bavarezë. Gjithashtu edhe Victor Osimhen është në listë dhe nigeriani pëlqehet shumë, por kërkesat për kartonin e tij janë të shumta nga klubet më të mëdha të evropës.
Së fundmi, sipas “fichajes”, Romelu Lukaku është futur gjithashtu në listën e gjermanëve. Sulmuesi belg do të kthehet në fund të sezonit te Chelsea pasi i mbaron huazimi te zikaltërit. Interi do të vendosë nëse do të dojë ta huazojë përsëri nëse deri në fund të sezonit, Lukaku do të jetë vendimtar. Por tashmë, klubi italian do të duhet të sfidohet me Bayern për kartonin e Lukakut./ h.ll/abcnews.al