Pas sigurimit të finales së FA Cup, ku fitoi me rezultatin 3 me 0 falë një triplete të Riyad Mahrez, tekniku i Manchester City, Pep Guardiola zhvilloi sot një konferencë për shtyp nga ku foli për arritjen e “qytetarëve”, por dhe fundsezonin e vështirë që e pret.
Në fjalën e tij tekniku tha se janë ende larg tripletës këtë sezon dhe gjithashtu “ngacmoi” rivalët e qytetit, teksa sapo nisi intervista tha se Manchester United nuk duhet të ketë “frikë” në finalen e madhe të “Ëembley”-t.
“Ata (United) nuk duhet të kenë frikë, ne jemi fqinjë. Ne jemi larg për tripletën. Nga pikëpamja argëtuese është OK, por realiteti ishte thjesht të vinim këtu dhe të performonim. Ajo që më ka bërë përshtypje te ky klub është se të gjithë, hierarkia, stafi, janë duke fituar tituj, duke fituar trofe dhe ne jemi ende atje. Kjo është ajo që më bën më shumë krenar si trajner. Ti mund ta bësh një vit. Por unë nuk dua që të fitoj një Champions dhe pastaj ti e sheh veten në vendet e fundit. Ky klub është shumë i qëndrueshëm.
Unë jam ende këtu, sepse kemi fituar, përndryshe nuk do të isha këtu, nuk jam idiot. Pas gjashtë vitesh, në shtatë javët e fundit jemi ende duke luftuar për titujt, më të mëdhenjtë, dhe ky është trofeu më i rëndësishëm që mund të marrim. Faleminderit djemve”,- u shpreh spanjolli.
Ndërkaq, Guardiola foli dhe për “prishjen e mallkimit”, me “qytetarët” e Manchester City që asnjëherë nuk kishin shkuar në finalen e FA Cup, nën drejtimin e spanjollit, duke u eleminuar në 4 gjysmë-finale.
“Paraqitjet më të këqija që kemi bërë ndër vite kanë qenë ndeshjet gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Shumë njerëz udhëtuan nga Manchesteri duke e ditur këtë gjë dhe unë u thashë lojtarëve: ‘djema luani mirë’”,- u shpreh Guardiola në fundin e konferencës. /i.m /abcnews.al