Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
Sipas policisë fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar, por ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.04.2023, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. T., i cili ka qenë në lëvizje. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e paraprake dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit. /abcnews.al