Një zjarr është shfaqur pasditen e kësaj të premteje pranë zonës së Ranës së Hedhun në Shëngjin, duke përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe bimësi të dendur. Flakët janë favorizuar nga era dhe terreni i vështirë, çka ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse
Në operacionin për neutralizimin e flakëve janë angazhuar zjarrfikësit e Lezhës, të mbështetur edhe nga ekipe të ardhura nga Tirana dhe Vau i Dejës. Pas disa orësh pune, situata është vënë nën kontroll dhe po shkon drejt shuarjes së plotë, ndërsa fatmirësisht nuk janë rrezikuar strukturat akomoduese që ndodhen pranë zones
Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Fatjon Zefi tha se po hetohen shkaqet e renies se zjarritThuajse çdo vit, zona e Ranës së Hedhun përballet me vatra zjarri gjatë sezonit veror, duke bërë që monitorimi i vazhdueshëm dhe ndërhyrja e shpejtë të konsiderohen elementë kyç për mbrojtjen e kësaj zone turistike



