Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëhiqet ministri i mbrojtjes/ Britani, mosmarrëveshje me Starmer për shpenzimet ushtarake

schedule15:19 - 11 Qershor, 2026

schedule 15:19 - 11 Qershor, 2026

Ministri britanik i mbrojtjes, John Healey, dha dorëheqjen të enjten për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi shpenzimet ushtarake. Në një letër ku njoftonte largimin e tij nga qeveria, Healey akuzoi kryeministrin Keir Starmer se nuk ka angazhuar burimet qeveritare të nevojshme për të mbrojtur vendin.

Vendimi erdhi teksa ministritë e mbrojtjes dhe të financave të Britanisë kanë qenë të bllokuara në bisedime për muaj të tërë se si të përmbushin kërkesat në rritje për të zgjeruar shpenzimet ushtarake, duke vonuar Planin e Investimeve në Mbrojtje të Britanisë që nga viti i kaluar.

Në letrën e dorëheqjes laburisti shprehu krenarinë e tij për mbështetjen që i është dhënë Ukrainës në luftën me Rusinë dhe pozicionimin e Britanisë së Madhe si një zë kryesor në NATO.



Megjithatë ai tha se plani i investimeve në mbrojtje është shumë i pamjaftueshëm për nevojat mbrojtëse të vendit në këtë kohë të rrezikshme. Healey theksoi se Starmer ishte i vetëdijshëm për nevojat e mbrojtjes, pasi kishte paralajmëruar se NATO do të përballet me një sulm nga Rusia deri në vitin 2030.

Plani që u bë shkak për dorëheqjen nuk është publikuar ende nga qeveria britanike, por në të do të duhet të shpjegohet se si do të financohen pajisjet dhe infrastruktura e re e mbrojtjes gjatë dekadës së ardhshme. Publikimi është vonuar pasi Ministria e Mbrojtjes thuhet se kërkoi 28 miliardë paund shtesë gjatë katër viteve të ardhshme, pas një vlerësimi të brendshëm vitin e kaluar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!