Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Takime, pas certifikimit të rezultatit”/ Haxhiu: Do fillojmë diskutimet me partitë e tjera

schedule16:57 - 11 Qershor, 2026

schedule 16:57 - 11 Qershor, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, partitë politike duhet të angazhohen në dialog për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e presidentit.

Haxhiu tha se fillimisht duhet të përfundojë i gjithë procesi zgjedhor.

Ajo theksoi se përmbyllja e procesit të numërimit është hapi i parë, ndërsa më pas kërkohet angazhim dhe vullnet politik për të shmangur bllokadat institucionale.



Sipas Haxhiut, zgjidhja mund të arrihet nëse ekziston gatishmëri nga subjektet politike.

“Është e rëndësishme të dëshmohet vullnet. Kemi shumë dallime në çështje të ndryshme të politikave ditore, por për çështjen e presidentit duhet të ulemi dhe të flasim seriozisht dhe të dëshmojmë vullnet”, u shpreh Haxhiu”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!