SHBA: Përgëzime për procesin. Reagimi: Keqardhje për bojkotin

schedule21:31 - 23 Prill, 2023

schedule 21:31 - 23 Prill, 2023

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq janë mbajtur në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.

Ky është qendrimi që ka mbajtur ambasada amerikane në prishtinë përmes një postimin në faqen e saj zyrtare, teksa ka kritikuar partitë serbe për bojkotin.

“Na vjen keq që jo të gjitha partitë shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatës të cilës i shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërisë demokratike”, thuhet në reagim.

Në postim është ritheksuar edhe njëherë domosdoshmëria si dhe rëndësia e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit

“Shtetet e Bashkuara theksojnë se katër zgjedhje për kryetar komune dhe dy zgjedhje për asamble komunale u mbajtën në komunat e Kosovës Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zveçan/Zveqan dhe Zubin Potok më 23 prill 2023, në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Ne mbështesim një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike në Kosovë dhe zgjedhjet që e mbështesin atë. Na vjen keq që jo të gjitha partitë e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme. Pjesëmarrja në zgjedhje ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullatave të cilave u shërbejnë. Votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike.

Ne i njohim përpjekjet e zyrtarëve zgjedhorë kosovarë për t’i vënë vendet e votimit në dispozicion të qytetarëve që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke minimizuar pikat e mundshme të tensionit. Gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë për profesionalizmin e Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhjet. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me të gjitha palët relevante për hapat e ardhshëm. Ne gjithashtu ritheksojmë rëndësinë dhe përkushtimin tonë për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”, thuhet në deklaratë.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviçit, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!