Kukësi ka harruar fitoren. Verilindorët janë mposhtur 1-0 në Elbasan Arena nga Kastrioti në javën e 30 të Abissnet Superiore.
Goli i vetëm për krutanët u realizua nga Selmani 26′ duke i sjellë fitoren ekipit të tij.
Kjo humbje e zbret në zonën e ftohtë Kukësin, ndërsa dhe Kastrioti mbetet sërish i fundit.
Në ndeshjen e radhës, Kukësi pret Teutën, ndërsa Kastrioti përballet në transfertë me Tiranën. /G.D abcnews.al/