Sali Berisha ndërroi faqe kur hyri në ABC News, mbrëmjen e së premtes, në emisionin e Arjan Canit. Nuk sulmoi sikundër ka bërë muajt e fundit, por pranoi dhe kritika në intervistën mbi një orë.
Të premten Sali Berisha hyri në ABC News, në shoqërinë e mikut tij të vjetër Arjan Çani. Ose më saktë hyri në televizionin që ai ka sulmuar më shumë që nga koha kur e mori drejtimin gazetari Sokol Balla.
Dhe në fakt opozita veproi, ose me saktë opozita ka qenë gjithmonë në ABC. Opozita, ose më saktë foltorja është prezente në studiot tona, biles edhe duke na sulmuar brenda shtëpisë.
Doktor Berisha, gjithsesi nuk sulmoi të premten ABC News-in nga brenda. Përkundrazi pranoi edhe kritika.
Të nesërmen jeta vazhdoi sërish. Doktori vazhdoi fushatën, dhe ABC News detyrën: raportimin e saj/abcnews.al