Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku ka shkuar në Kosovë në prang të zgjedhjeve që do të mbahen në veri në 4 komunat më shumicë serbe.
Karadaku raporton se në 4 komunat do të ketë 19 qendra votimi, ndërsa 13 prej tyre janë në konteniere.
Siç është bërë e ditur, serbët pritet t’i bojkotojnë këto zgjedhje, me udhëzim edhe nga Beogradi dhe shkak për këtë është Asociacioni.
Karadaku ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me Prokuroren e Shtetit për Zgjedhjet në Kosovë, Laura Pula.
Prokuroria u shpreh se do të jenë 8 prokurorë të shpërndarë në 4 komuna, pra nga dy për komunë, ndërsa me ta do të jenë edhe policia, për monitorimin dhe reagimin në kohë në rast të ndonjë incidenti.
“Për sqarim. Në që nga viti 2013 kemi një memorandum bashkëpunimi më të gjithë institucionet relevante për vëzhgimin e zgjedhjeve. Mbi bazën e këtij memorandumi, prokurori i shtetit ka një moto, mbrojtjen e votës së qytetarit.
Në bazë të procedurave standarte, ne kemi caktuar 8 prokurorë në 4 komunat, pra 2 prokurorë do të jenë bashkë me hetuesit e policisë, për të evituar çdo incident dhe për të reaguar në kohë, nëse ditën e nesërme do të ketë një incident” tha Pula
Nëse gjatë votimeve do të ketë pengim të votuesve serb, aq pak sa mund të jenë, prokuroria tha se kjo përben vepër penale dhe ashtu sic është vepruar herët e tjera me ngjarje të tilla do të veprohet edhe nesër.
“Bazuar në kodin penal, cënimi i të drejtës votuese është vepër penale dhe në këto raste janë marrë masa në zgjedhjet e kaluara dhe kështu do të veprojnë edhe këtë herë nëse do të ketë”, përfundoi ajo.r.t/abcnews.al