Bundesliga/ Dortmund pret në shtëpi “shqiponjat” e Frankfurt, Bayern kërkon fitoren në transfertën e Mainz

schedule09:34 - 22 Prill, 2023

schedule 09:34 - 22 Prill, 2023

Përballja e mbrëmjen së djeshme mes Ausgburg e Stuttgart, e cila mbaroi me rezultatin e “paqtë”, 1 me 1, nuk bëri asgjë më shumë përveç se çeli siparin e javës së 29-të në Kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga, javë kjo që pritet të sjellë spektakël e një “lum” golash për futbolldashësit.

Ditën e sotme do të zhvillohen plot 5 ndeshje të tjera të kësaj jave, ku padyshim i gjithë fokusi i tifozëve të sportit është në orën 18:30, ku në “Signal Iduna Park”, “verdhezinjtë” vendas të Borussia Dortmund do të presin “shqiponjat” e Eintracht Frankfurt, në një përballje ku kërkohet vetëm fitorja për të mbajtur gjallë shpresat e fitimit të titullit kampion.

Mirëpo, përpara kësaj sfide do të zhvillohen dhe 4 të tjera, ku më konkretisht, Bochum do të presë në “shtëpi” rivalët e Wolsfburg, “jeshilët” e Werder Bremen do të udhëtojnë drejt kryeqytetit aty ku do të ndeshen me Herthan, “blutë” e Hoffenheim do të presin në “PreZero Arena”, Koln-in, ndërsa “bavarezët” e Bayern Munich do të udhëtojnë drejt “Mewa Arena” të Mainz, aty ku do të kërkojnë vetëm fitore për të mbajtur të “paprekur” vendin e parë të renditjes. /i.m /abcnews.al 

Renditja e Bundesliga: