Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin sulmoi presidentin rus, Vladimir Putin në fjalët e tij në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.
Duke folur pas një takimi të Grupit të Kontaktit të Ukrainës, Austin u shpreh se Vladimir Putin bëri llogaritje të gabuara kur pushtoi Ukrainën më shumë se një vit më parë”, shkruan Sky News.
Austin tha: “Ai mendoi se Ukraina nuk do të luftonte, por Ukraina po qëndron e fortë me ndihmën e partnerëve të saj.”
“Putini mendoi se uniteti ynë do të thyhej, por lufta mizore e zgjedhur e Rusisë vetëm sa na ka afruar së bashku. Unë vërej se Finlanda, e cila ka marrë pjesë prej kohësh në këtë grup kontakti, është sot këtu si një aleat i ri i NATO-s – Suedia së shpejti do të pasojë”, shtoi ai./abcnews.al