Nga ‘security’ në disko te mundjet e krahut, 2 kampionët shqiptarë në Europë tregojnë si ia dolën

schedule11:01 - 21 Prill, 2023

schedule 11:01 - 21 Prill, 2023

Kristjan Dodaj është fituesi i vendit të pestë në kategorinë 105 kg në mundje krahu në Itali. Ai së bashku me kreun e shoqatës së mundjes së krahut, Edmir Frroku kanë qene të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ku kanë folur për pjesëmarrjen në kampionatin europian dhe fillimet e tyre në këtë sport.

“Unë arrita në vend të pestë. Ishte një nivel shumë i lartë. Unë isha shumë i kënaqur që arrita në këtë vend. Kishim konkurentë nga Ukraina, që ishim shumë të fortë, po ashtu italianët, gjeorgjianët. Për mua ishte një akses i mirë, për të më dhënë shtysë më shumë, nga që ishte niveli shumë i lartë”, u shpreh Dodaj.

“Secili lojtar mundet të garojë me dorën e djathtë dhe me dorën e majtë dhe shpallet kampion i krahut të djathtë dhe të majtë. Unë si sport e kam pasur pasion që në shkollë, kur kam qene i vogël, kemi bërë prova me shokët e shkollës në bangat. Pastaj ika në Itali në vitin ’99 dhe në vitin 2000 fillova punë në një disko dhe aty bëja me kolegët e punës, të cilët kishin një peshë trupore shumë më të madhe se unë dhe unë i mundja gjatë gjithë kohës. Madje, njëri nga shokët, më tha pse nuk kontakton me federatën italiane, se je shumë i fortë, shko e merr pjesë. Në atë moment unë kontaktova me federatën italiane dhe ika, mora pjesë”, tha Frroku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!