Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku këtë të hënë së bashku me Agron Malaj kandidat për Partinë Socialiste për Bashkinë në zgjedhjet e 14 majit, kanë inspektuar investimet e bëra në rrugën e Macukullit në zonën e Matit.
Balluku është shprehur se kjo është një rrugë që do ti japë tjetër zhvillim zonës dhe sipas saj është e rëndësishme që investimet të mos ndalen për të siguruar një jetë sa më të mirë për të gjithë banorët në këtë zonë.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se me investimet e bëra tashmë shumë qytetarë do të mundet që të vijnë dhe të shijojnë bukurinë e Matit.
“Kjo është një zonë që duhet të vizitohet nga të gjithë sot kemi rrugën dhe përveç sajteve historike që mund të vizitoni në Mat është dhe një peijsazh i bukur për tu shijuar. Me përfundimin e rrugës këtu tashmë mund të bëjë secili një shëtitje të bukur dhe të shikoni dhe qingjat dhe kecat e pranverës.
Kjo është një nga bashkitë qe ne krenohemi nga reagimet e banorëve, Ne do të kemi mundësinë që të vizitojmë dhe disa kantiere të tjerë që kanë të bëjnë me kanalizimet dhe gjithçka tjetër që i duhet një qytetari për jetën e mirë”, ka thënë Balluku./abcnews.al