Kryeministra e Serbisë Ana Brnabiç i është përgjigjur homologut të saj Albin Kurti në lidhje me kërkesën e tij për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Brnabiç në reagimin e saj ka kërkuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina ta bëjë punën e saj, 10 vjet që Asociacioni i i Komunave Serbe të formohet. Bëje atë”, shkroi Bërnabiç në reagimin e saj.
Gjithashtu ajo i përmend Kurti edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak./abcnews.al