Tre emigrantë shqiptarë të paligjshëm janë arrestuar në Angli, pasi janë kapur duke u kujdesur për një “shtëpi bari”.
I pari që u arrestua është Edison Sulanjaku, i cili u kap duke shitur drogë në Newcasltle. Përmes një aplikacioni në telelfonin e tij, policia arriti të lokalizonte “shtëpinë e barit” me rreth dy mijë bimë, me vlerë rreth 800 mijë euro në Dunston.
Sulanjaku mësohet se kishte rolin e “mbikëqyrësit” ndërsa dy arrestuarit e tjerë Besnik Çela dhe Xhenifer Muça ishin “kopshtarët”.
Sulanjaku, 26-vjeç u dënuan me katër e vjet e gjysmë, Muça 22-vjeç, u dënua me 18 muaj dhe Cela 49-vjeç u dënua me 16 muaj.
Pas përfundimit të dënimit, 3 shqiptarët pritet të dëbohen në Shqipëri./abcnews.al