Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Akuzohet për grup të strukturuar kriminal, pastrim parash e pengmarrje/ Detaje nga arrestimi i Agasit, ishte i shoqëruar nga Uljan Shpataraku

schedule19:55 - 26 Gusht, 2026

schedule 19:55 - 26 Gusht, 2026

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me momentin e arrestimit të Ergys Agasit.

Sipas informacioneve, Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, ish-drejtues në Policinë e Shtetit, i njohur si krahu i djathtë i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

ABC News mëson se gjithashtu është shoqëruar nga policia edhe Uljan Shpataraku.



Agasi është një nga personat kryesorë të hetuar nga SPAK në dosjen për abuzimet e dyshuara me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Prokuroria e Posaçme e ka akuzuar atë për disa vepra penale.

Mes akuzave të ngritura ndaj tij janë “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!