47 vjet më parë ishte ndër të paktat femra që bënte kurs për riparim orash. Sot është e vetmja grua orëndreqëse në Fier. Valentina Gostrica vazhdon të riparojë orë pas afro gjysmë shekulli që kur e nisi këtë zanat.
Mes akrepave të orëve zgjodhi edhe burrin e jetës. I ndjeri Gori Gostrica ishte mjeshtër i njohur i orëve në Fier dhe e trashëgoi zanatin nga daja i tij në Elbasan.
Valentina me dy kolegët Shyqyri Bote dhe Agron Skënderaj ndajnë të njëjtin mjedis pune dhe profesion.
Mund të duket e vështirë, por secili ka klientelen e tij. Mes mjeshtrash nuk ka konkurencë dhe këtu në këtë punishte kjo duket qartë.
Pas një jete pune me matësit e kohës, 70 vjeçarja ia njeh mirë vlerën kësaj të fundit dhe vetë aksesorit më të përdorur në botë.
Megjithese në moshë pensioni, Valentina vazhdon punën që është tashmë edhe pasioni i saj. Në një zanat që po shkon drejt zhdukjes, 70 vjecarja me kolegët janë të fundmit e armatës së orëndreqësve që u përgatiten si të tillë në një sistem ku ora ishte mjet i domosdoshëm dhe jo aksesor mode./abcnews.al