Në pamje të parë duket kaq reale, por në të vërtetë janë anije te punuara në miniaturë, të punuara më shumë mjeshtëri nga Axhem Binaj.
Ishte 36 vjeç kur nisi të prodhojë në mënyrë artizanale varka apo anije turistike. Sheh një anije origjinale dhe e ndërton në miniaturë.
Anijet artistike të 69-vjecarit kanë shkuar në vende të ndryshme të botës, por ai nuk harron të përmendë që klientët e tij besnikë janë italianët.
Nuk mungojnë edhe kërkesat nga punonjësit italianë të Guardia di Finanza. Porosisin shpesh makete të anijeve.
Binaj kur sheh grupe pushuesish me rulota iu tregon anijet. Ka dëshirë ta trashëgojë këtë zanat, por thekson se të rinjtë nuk kanë interes.
Axhem Binaj e kryen këtë punë dhe pasionin e tij prej vitit 1991. Ai tregon se e nisi i detyruar për ekonominë e familjes dhe sot ndërtimi i anijeve artizanale artistike është bërë profesioni i tij./abcnews.al