Zgjedhjet në veri, analisti Berisha: Mund të jenë legale, por s’do kenë legjitimitet

schedule16:35 - 15 Prill, 2023

schedule 16:35 - 15 Prill, 2023

Analisti Ridvan Berisha komentoi në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ‘Ballkan Update’, me gazetaren Linda Karadaku, zhvillimet në Kosovë në kuadër të zgjedhjeve në veri.

Berisha tha se grupe të dyshuara kriminale të lidhura ngush me Listën serbe, nën skematizimin e Presidentit të Serbisë, Vucic, duan të shtyjnë përpara axhendën e themelimit të asociacionit. Ndërsa shtoi se thelbi qëndron te legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve.

“Sinjalet deri tani janë që grupe të dyshuara kriminale të lidhura ngushtë me Listën serbe, nën skematizimin e Presidentit të Serbisë, Vucic, duan të shtyjnë përpara axhendën e themelimit të asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke vënë kushte e duke bërë fajtor shqiptarët e Kosovës. Lajme për djegie të veturave, po na shoqërojnë edhe në ditë të kaluara mbase do kemi edhe në të ardhmen. Zgjedhjet janë caktuar, thelbi qëndron te legjitimiteti.

Ne si shumicë shqiptare në Kosovë, mund të mbajmë zgjedhje atje, por të zgjedhurit pas 23 prillit, nuk besoj se do kenë legjitimitetin për të drejtuar 4 komuna në veri të vendit. Sepse serbët atje, në raportin e frikësuar të kërcënuar nga grupet kriminale, nuk do dalin në zgjedhje, dhe kjo e bën procesin të diskutueshëm. Vetëm Haradinaj ka kërkuar nga qeveria Kurti të mos mbetet peng, dhe të mbajë këto zgjedhje në një moment të ri.” -u shpreh Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!