Porti i Durrësit, qeni antidrogë zbulon 55.5 kg kanabis

schedule11:20 - 18 Gusht, 2019

schedule 11:20 - 18 Gusht, 2019

Mbi 55 kg kanabis sativa janë kapur nga policia kufitare në portin e Durrësit. Një person është arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas informacionit të policisë, sasia e drogës ishte e ndarë në 14 pako dhe ishte fshehur në pjese të ndryshme të një kamioni tip “Skania”.

Në total ishin 55.5 kg kanabis, që u pikas nga qeni antidrogë, gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e kontrollit të kamionëve. Në pranga është vënë shoferi, një 35-vjeçar me inicialet M.P, banues në Tiranë, e në kërkim policor është shpallur shtetasi R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe evidentimin e kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim./ABC News Albania 24/7