Vijon kriza politike në Itali në një kohë që lëvizja me pesë yje ka hedhur poshtë zërat se Mateo Salvini i ka propozuar Luixhi Di Maios postin e kryeministrit. Në një deklaratë për media theksohet se Lëvizja me pesë yje nuk synon poste në qeveri
Ajo që shkruhet nga disa media, për sa i përket zërave se Mateo Salvini i ka propozuar Luixhi di Maios vendin e kryeministrit për t’i dhënë fund krizës politike në Itali, nuk është aspak e vërtetë. Në një deklaratë për mediat Lëvizja me Pesë Yje thekson se asnjë nga mediat nuk ka cituar burime zyrtare të kësaj partie, dhe se kjo e fundit nuk synon poste në qeveri.
Zëvendës kryeministri dhe lideri I lëvizjes me pesë yje, Di Maio, me anë të një postimi në Facebook bën të qartë se Lega e Salvinit është ajo që ka rrëzuar qeverinë duke mos u interesuar për vendin dhe italianët.
Ai më tej shton se e vetmja gjë me rëndësi është që në 22 gusht parlamenti Italian të miratojë reduktimin e deputetëve. Ndërsa për sa i përket mocionit të votëbesimit për kryeministrin Konte, të parashikuar në 20 gusht, ai thekson se ata që nuk e duan më Konten Kryeministrin nuk duan as reduktimin e deputetëve. Di Maio shkruan se kapërcimi I krizës politike do u kursente italianëve 500 mijë euro, që do të përdoreshin në rast të zgjedhjeve të reja./ABC News Albania 24/7