Duket se humbja e rëndë (3-0) nga City nuk ishte gjëja më e keqe që i ndodhi Bayern Munich në Manchester.
Bild raporton se një grindje e madhe ka shpërthyer brenda klubit, me Sadio Mane që goditi Sane.
Botimi gjerman pretendon se senegalezi i është ankuar shokut të skuadrës për mënyrën sesi i ka folur pas përfundimit të ndeshjes dhe më pas, pa sqaruar se çfarë ka ndodhur, e ka goditur në fytyrë dhe në veçanti në buzë.
Pjesa tjetër e bavarezëve ndanë dy lojtarët, ndërsa Sane u largua nga dhoma e zhveshjes. Madje, dëshmitarët okularë raportojnë se goditja e Mane ka lënë gjurmë në fytyrën e gjermanit, ku njerëzit e Bayernit nuk kanë komentuar për momentin çfarë ka ndodhur. /G.D abcnews.al/
Burimi: BILD
❗ There was a big bust-up between Sadio Mané and Leroy Sané last night. Both had an argument on the pitch. After the final whistle, Mané complained about how Sané spoke to him on the pitch. Suddenly the Senegalese attacked Sané and hit him in the face (on the lip) [@BILD] pic.twitter.com/xnnPa0kKi6
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) April 12, 2023