Guardiola me “këmbë në tokë”: Duhet të krijojmë diçka të re, është shumë e vështirë të luash në Munich

schedule23:48 - 11 Prill, 2023

schedule 23:48 - 11 Prill, 2023

Manchester City arriti të fitonte bindshëm ndeshjen e parë të çerek-finales ndaj Bayern Munich, teksa në “Etihad Stadium”, “qytetarët” mundën me rezultatin 3 me 0 “bavarezët”.

Për fitoren, pas ndeshjes foli dhe tekniku i anglezëve, Pep Guardiola, i cili edhe pse e sheh veten në avantazhin e trefishtë u shpreh se në Munich presin një luftë të vërtetë përballë gjermanëve.

“Ishte një ndeshje vërtet e mirë në Ligën e Kampionëve, skuadrat më të mira u përballën me njëra-tjetrën dhe për 55-60 minuta loja ishte e barabartë. Rodri shënoi një gol të pabesueshëm, por ne nuk mundëm të kontrollonim krahët ku vepronin Musiala dhe Gnabry.

Në 5-15 minutat e para të pjesës së dytë kundërshtari luajti më mirë dhe krijoi raste. Por pas kësaj ne ndryshuam disa gjëra dhe u dukëm më të fortë për pjesën tjetër të ndeshjes.

Është një rezultat mahnitës, por e di se çfarë do të thotë të luash në Munich. Duhet të krijojmë diçka të re në mënyrë që të mos vuajmë aq shumë nga aftësia e kundërshtarit dhe të kemi sukses”,- u shpreh tekniku Guardiola, pas fitores magjike të Manchester City në “Etihad Stadium”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!