Vetëm tre ditë para fillimit të fushatës elektorale që premton të jetë e nxehtë, temperatura në Tiranën politike rritet edhe, pas vizitës së të dërguarit të posacëm për Ballkanin të Departamentit të Shtetit.
Gabriel Eskobar, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, rikthehet në Tiranë, pas pak më shumë se një viti nga vizita e parë. Zakonisht kur ai vjen, sjell me vete lajme që duken, dhe që nuk duken
Këtë herë axhenda e tij do të ketë disa ndryshime.
Megjithëse, kryeministri Edi Rama është i pari në axhendën e tij për ta takuar, të martën pasdite, ai do jete një takim i mbyllur, pa konferencë për mediat.
Një orë më pas, në orën 17:00, Eskobar do të zhvendoset disa metra më tutje, në një takim me Presidentin Bajram Begaj, një insitutcion që Eskobar e anashkoi në vizitën e tij dhjetorin e 2021, kur ne ate zyre rrinte Ilir Meta.
Por që nga ajo kohe, ka rrjedhur shume uje. Kesaj radhe dërguari i lartë Amerikan, do të takohet edhe me ish presidentin e republikës, tashmë një prej dy drejtuesve të grupimit opozitar “Bashkë Fitojmë”.
Ilir Meta prej korrikut 2022, shihet në tjetër dritë nga amerikanët, e sidomos tani kur ai drejton një koalicion, së bashku me personin non grata, Sali Berisha, duket se përbën për ta, një tjetër armë, për të izoluar kryetarin de facto të selisë blu.
Në këtë vizitë do të jetë selia blu, aty ku qëndron ende Sali Berisha, ajo që do të anashkalohet prej zyrtarit amerikan. Por ndersa gjithe demokratet jane paralajmeruar se nese ndjekin Sali berishen, do te ndjekin fatin e tij, duket se me ilir meten, amerikanet po perdorin nje kod tjeter komunikimi.
Në ditën dytë, të mërkurën, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor do të takohet me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Zyrtarisht qëllimi i vizitës së zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan i shtetit nuk është bërë i ditur. Megjithatë Gaber Eskobar vjen në Tiranë në prag të celjes zyrtare të fushatës për garën e 14 majit. Takimi I tij me ramen, meten dhe alibeajn, forcon ne fakt izolimin e Sali berishes, dhe kesaj radhe krahasimi I ish beniaminit te tij, lulzim basha, per trekendeshin e bermudes, duket me I vertete se kurre. Vecanerisht per anashkalimin e tij nga perendimi.