Ndeshja Tirana-Kukësi, që do të luhet në “Elbasan Arena”, do të mbyllë javën e 28-të të kampionatit shqiptar.
Një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat që kërkojnë maksimumin e pikëve që të arrijnë objektivat e tyre.
Teknikët Shehi dhe Hallaçi kanë publikuar listën e lojtarëve që do të nisin që nga minuta e parë këtë takim.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Lulaj, Najdovski, Pergjoni, Aleksi, Hila, Lushkja, Hasani, Abazaj, Haxhiu. Trajner: Orges Shehi
Kukesi: Tafas, Dragoshi, Bytyci, Ebert, Ndreca, Momoh, Sh. Taipi, Hasaj, Gj. Taipi, Xhonson, Rashiti. Trajner: Rrahman Hallaçi.