Sulm në Bregun Perëndimor, forcat izraelite vrasin një palestinez

schedule12:51 - 10 Prill, 2023

schedule 12:51 - 10 Prill, 2023

Një palestinez mbeti i vrarë gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Aqabat Jaber në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë të shkurtër se “forcat e sigurisë kryen një operacion në Akrabat Jaber”, pa dhënë detaje. Ky operacion u zhvillua një ditë pas funeralit të dy të rinjve izraelitë që u vranë të premten në një sulm palestinez në zonën e Jerikos.

Kujtojmë se një turist italian 35-vjeçar u vra dhe pesë të tjerë u plagosën të premten e kaluar në Tel Aviv në një sulm terrorist me makinë.

Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës brenda pak orësh, pasi dy motra u vranë më herët kur makina me të cilën ishin u qëllua me breshëri plumbash  në Bregun Perëndimor.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte urdhëruar policinë të mobilizojë të gjithë rojet kufitare rezervë dhe ushtrinë izraelite të mobilizojë forca shtesë për t’i bërë ballë sulmeve terroriste.

/abcnews.al