Sikur ndryshon totalisht kur vesh këtë fanelë.
Kristian Asllani është një futbollist tjetër, ndërsa luan për kombëtaren, në të cilën është kthyer në një “gur” të pazëvendësueshëm mozaiku.
Edhe kur në stol ishte trajneri Silvinjo, edhe tani me Rolando Maranin, mesfushori nuk njeh pushim dhe cilësohet gjithmonë zgjedhje e parë.
Që nga qershori 2023, ai e ka nisur çdo ndeshje nga minuta e parë, dhe ka luajtur shumicën dërrmuese të minutave.
Për herë të fundit është futur nga stoli në 17 qershor 2023, ndaj Moldovës në “Arenën Air Albania”, duke luajtur 22 minuta e duke shërbyer pasimin e golit të Nedim Bajramit.
Më pas, gjithmonë violinë e parë, edhe pse me klubet nuk I ka pasur punët shumë mirë.
Në 37 ndeshje radhazi, në Europianë, Botërorë apo Liga të Kombeve ka qenë aty, dhe natyrisht trajnerët kuqezinj kanë pasur arsye që e quajnë të pazëvendësueshëm.
Ai shënoi dy gola ndaj San Marinos, duke na dhënë fitoren, si dhe asistin e rrjetës së Manat në Finlandë.
Po ashtu, shënoi kundër Bjellorusisë në Tiranë.
Në 48 ndeshje me kombëtaren, Asllani ka 8 gola e 4 asistë, aspak keq për pozicionin e tij në fushë.


