“Ne duhet të punojmë që të kemi dritë përpara errësirës”, Begaj uron besimtarët nga katedralja e Rrëshenit

schedule13:16 - 9 Prill, 2023

schedule 13:16 - 9 Prill, 2023

Presidenti i Republikës Bajram Begaj vizitoj sot Katedralen e Rrëshenit, nga ku përcolli urimin e tij për besimtarët katolikë me rastin e Pashkës.

Kreu i shtetit në urimin e tij theksoi se është një ditë në një kohë për ngjalljen dhe shpresën për vendin tonë dhe mbarë botën që siç e dimë jetojmë në kohë të vështira dhe ne duhet të punojmë që të kemi dritë para errësirës.

Ndjesi e veçantë të jem në Katedralen e Rrëshenit në këtë ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët katolikë. Uroj gjithë besimtarët dhe shqiptarët: Gëzuar Pashkët. Është një ditë paqeje, harmonie e mirësie në familje, shoqëri dhe kudo jetojmë. Kjo është një ditë e veçantë pasi e mira triumfon ndaj të keqes, shpresa ndaj pesimizmit dhe ne të gjithë duhet të punojmë që të kemi dritë përpara errësirës”, ka thënë Begaj.

Gjatë fjalës së tij, Pader Dom Gjergj Metaj, Ipeshkev i Mirditës, tha se është kënaqësi që presidenti zgjedh një qytet periferik si Rrëshenin për një ditë të tille duke e kthyer vëmendjen tek periferitë./abcnews.al