“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm.” Kështu e nis reagimin e tij Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vendimin e kësaj të mërkure tëGjykatës Speciale ndaj ish krerëve të UÇK.
“Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër!” vijon më tej Begaj.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Jakup Krasniqi është dënuar po ashtu me 25 vjet, për disa vepra të krimeve të luftës; Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet heqje lirie. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

