Trupat ruse kanë kryer sulme kundër 9 rajoneve të Ukrainës në 24 orët e fundit, në të cilat 3 civilë u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kievit.
Sulmet ruse u raportuan në rajonet Donetsk, Kherson, Chernihiv, Kharkiv, Sumy, Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia, Mykolaiv dhe Luhansk. Sipas raportit, Rusia ka goditur gjithsej 114 vendbanime duke përdorur mortaja, tanke, artileri, raketa S-300, sisteme raketore(MLRS), dhe dronë.
Gjithsej janë bombarduar 32 infrastruktura si pasojë e sulmeve.
/abcnews.al