Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku është gati të rikthehet në Chelsea në fund të sezonit, por me një kusht. Belgu do të ishte i lumtur të luante për një ekip nën drejtimin e Antonio Conte, i cili është lidhur me një rikthim në Stamford Bridge si trajner kryesor.
Kujtojmë se Lukaku luan për Interin si i huazuar nga Chelsea. Belgu iu bashkua Bluve në verën e vitit 2021 për 113 milionë euro, por nuk arriti t’i përmbushte pritjet në sezonin e tij të parë. Romelu kishte qenë më parë një nga sulmuesit më të mirë në Serie A, duke luajtur nën drejtimin e Conte.
Antonio aktualisht është pa punë pasi u shkarkua nga Tottenham. /G.D abcnews.al/