Christian Eriksen është rikthyer në stërvitje dhe është plotësisht i angazhuar me pjesën tjetër të ekipit të United. Këtë e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit.
Në uebsajt dhe në rrjetet sociale të klubit janë shfaqur foto me danezin, të realizuara gjatë stërvitjes së sotme.
Eriksen pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në janar gjatë një fitoreje në FA Cup kundër Reading.
Mesfushori ka gjasa që të jetë në pankinë ndaj Evertonit, por vështirë se do të startojë. /G.D abcnews.al/